06,08,2025

Të dielën Coca-Cola shtron iftar për qytetarët e Ferizajt

Must Read

Kompania Coca-Cola shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit për gjithë qytetarët e Ferizajt.

Iftari do të shtrohet të dielën më datë 27 Maj në sheshin Adem Jashari, afër ndërtesës së komunës në Ferizaj.
“Coca-Cola fton të gjithë qytetarët e Ferizaj të hamë së bashku ku iftari shtrohet me qëllim që të mblidhen bashkë familje e miq, kështu duke festuar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Për kompaninë Coca-Cola ndarja e iftarit bashkë me qytetarët është tashmë traditë pesë vjeçare. Që nga fillimi i muajit të Ramazanit coca-cola shtron iftar në qendra të ndryshme të Kosovës.
Javën e kaluar iftari është shtruar për qytetarët e Pejës, ndërsa javëve në vazhdim do të shtrohet edhe në qytetet tjera të Kosovës.” thuhet në njoftimin e kompanisë Coca Cola.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img