17,12,2025

Vanese Sadriu “VAJZA E LIBRIT”. A po përsëritet historia e Motrave Qiriazi?

Must Read

Është kjo Vanesë Sadriu 15 vjeçe që ka ndërmarrë projektin “Themelimi i bibliotekave” në shkolla fillore në fshatra.
Ka dy vite që ajo po themelon biblioteka në shkollat fillore ku u mungojnë bibliotekat e pasura me libra.
Pas bibliotekës në fshatin Slivovë, fshatin Sazli, tani Vanesa së bashku me klubin e saj “KLUBI RINON”, sot themeluan në fshatin Balaj bibliotekën e tretë në kuadër të këtij projekti.
“Ju jam shumë mirënjohëse të gjithë atyre që kontribuuan në çfarëdo mënyre dhe mundësuam edhe një bibliotekë të tretë” tha koordinatorja e këtij projekti Vanesa nga KLUBI RINON.
Ky projekt u përkrah dhe nga kryetari i komunës Agim Aliu dhe drejtori i DKA-së Afrim Llabjani, të cilët morën pjesë në inaugurimin e kësaj biblioteke.
“Të gjithë te rinjtë duhet ta kenë shembull Vanesën” ka thënë mes tjerash kryetari Agim Aliu gjatë fjalimit të tij!
Kjo bibliotekë tani ka arritur në 1500 numrin e librave e që pritet të shtohet gjithnjë e më shumë në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img