22,06,2025

Përkujtohen dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani.

Me këtë rast, Gafurr Bytyqi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vlerësuar tejet lartë kontributin e dëshmorëve, duke cilësuar veprën e tyre si të pavdekshme.
E nga ana tjetër, Shaban Muhadini- vëllau i dëshmorit Hajriz Muhadini dhe Mejdi Hasani-vëllau i dëshmorit Elhami Hasani, kanë falënderuar të gjithë qytetarët pjesëmarrës në këto homazhe, duke theksuar se me homazhe po e lehtësojnë edhe dhimbjen e tyre.

Më tutje, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë institucional vendosën kurora lulesh tek lapidari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me fatalitet në Mirosalë të Ferizajt – Humb jetën 65-vjeçari

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Mirosal, lagjja Cakaj të komunës së Ferizajt, ku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img