Inspektorati i komunës së Ferizajt ka dy javë që ka zhvilluar vizita në për bizneset e këtushme për t’ua tërhequr vërejtjen se më nuk do të lejoj që të ekspozohen në diell pemët, perimet, vajrat ushqimore, lë ngjet dhe pijet tjera.
Udhë heqë si i inspektorë ve Ridvan Berisha pohon se për herë të par është ndërmarrë një aksion i tillë dhe nga java e ardhshme më nuk do të tolerohen kë to biznese që të shkelin ligjin që ndalon një gjë të tillë .
“Në kuadër të planprogramit të inspekcionit ka qenë e planifikuar që të inspektohen të gjitha bizneset të cilat kanë ekspozuar ujë , lëngje, pemë dhe perime në ambiente të jashtme. E gjithë kjo është konform ligjit të ushqimit ku ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore në vende të hapura dhe të ekspozuara në rrezet e diellit. Duke pasur parasysh dhe kohë n tani kur kanë filluar temperaturat të ngriten e kemi pa si kohë optimale për të vepruar në kë të drejtim. Aksioni ka filluar para dy javësh ku kemi bërë sensibilizimin e bizneseve, njoftimit, pa gjoba, dhe është për ti falë nderuar bizneset të cilët gati 90% e tyre e kanë mirë pritur kë të aksion. Tani ka mbetur vetëm ajo pjesë që deri tani nuk i ka zhvendosur prodhimet nga java e ardhshme do të fillohet me marrjen e masave. Gjobat janë të larta e të cilat varirojnë nga 2 mijë deri në 10 mijë euro” ka thënë Ridvan Berisha.
Ndërkaq inspektori sanitarë Enver Sopa pohon se një pjesë e tregtarëve tashmë e kanë kuptuar seriozitetin e kë tij aksioni, kurse për shkelë sit e ligjit gjobat do të jenë mjaft të larta, ashtu siç i parasheh ligji për mbrojtjen e ushqimit, nga 2 mijë deri në 10 mijë euro.
“ Aksioni veç ka filluara para dy javësh. Ka qenë sensibilizues për një kohë të shkurtër dhe tu jepet një afat I caktuar për të improvizuar hapësira të caktuara,sidomos për pemë dhe perime. Deri tani ka pasur hezitim por në fund janë bindur” ka thënë Sopa.
Kryeinspektori ferizajas Ridvan Berisha ka thënë se mbrojtja e shëndetit të qytetarë ve është detyrë parësore e tyre dhe shqiptimi i gjobave më nuk do të diskutohet pas paralajmërimeve që u janë bërë .
Edhe inspektorët pohojnë se nga raste të tjera gjobat kanë pasur një ndikim pozitiv në vetëdijesim për të mos u përsëritur më shkelja e ligjeve.
Aksioni për mos lejimin e ekspozimit të pemë ve dhe perimeve dhe ushqimeve të tjera po zbatohet për herë të parë në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën, transmeton Televizioni Liria.
Must Read