06,07,2025

Aksidentohet autobusi, 15 të lënduar në Ferizaj (Foto)

Must Read

Ferizaj. 09.05.2018. Në orët e hershme të ditës së sotme, rreth orës 4:55 në rrugën magjistrale,tek rrethrrotullimi përball HIB Petrolit është aksidentuar autobusi që udhëtonte në relacionin Prizren- Zvicër.

Në këtë rast rreth 15 udhëtarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Urgjencën e Spitalit të Ferizajt dhe Shërbimin Emergjent Primar.
“Lëndime më të rënda ka pasur vozitësi i autobusit dhe disa udhëtar, por pas trajtimit mjekësorë janë stabilizuar. Të lënduarit janë nga qendrat tjera , si Prizreni, Theranda, Fushë Kosova. Pas afërsisht tre orë trajtimi të lënduarit janë lëshuar për trajtim të mëtutjeshëm nëpër qendrat më të afërta për këta pacient” ka thënë mjeku kujdestar Dr.Flamur Llabjani
Policia e trafikut menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes po po merret me rastin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img