27,11,2024

Kryetarët qytetarët dhe pushtetarët

Must Read

(pasqyra )
Gjithnjë ka vazhduar duke u mësuar, duke u shtjerë me një fjalë duke u bërë! Dhe prapë ka ardhur tjetri po ashtu duke u bërë…. Çfarë është ajo duke u bërë ? Ajo më shumë është vetë ego dhe mania për të qenë i pari, për ta shikuar masën si pikë, atë masë që ka besuar se ajo varet nga buzët e tij. Masa është populli, që çdo palë zgjedhje mblidhet e thyen kockat e dhëmbëve dhe pështyn njëri-tjetrin se kush është më i miri. Aty shihet kush ; lëpihet , kush shkon zhagë, cili është nëntokë e nën lokë dhe kush të do më së shumti hahaha.
Dhe vije dita e ndahen të këqijtë e të mirët, të fortit e të dobëtit , borgjlijtë e të gjithë bëhen turmë dhe për një kutie hynë e dalin, dhe e nxjerrin atë që të gjithë, do t’ia shikojnë buzët e duart e këmbët për shumë vjet dhe do t’i thyejnë dhëmbët e tyre gjithë jetën! Më me rendësi është se kush është i miri e kush i keqi, se sa kush mbetet ashtu apo kështu. Sa dekada kaluan duke u bërë, këta njerëz edhe sa do të shkojnë e populli si i thonë me një fjalë axhami me shumë pati.
Pra , kryetar të jesh, do të të shkojë kohë për tu bërë, por e mira e kësaj është se mund të zëvendësohesh mund të harrohesh etj etj . Ndërsa të jesh qytetarë shpeshherë e ke rastin të jesh, vetëm varet nga ty se sa do të jesh aktiv, sa e kupton se ndryshimi nuk të bënë vetë ty mire por edhe rrethit ku je, ku zhvillohesh dhe këtu dallimi është se t’i nuk zëvendësohesh. A këtë te fundit si qytetarë mund ta kuptosh në qofte se ato minutat e tua para kutisë kur të jesh, i mendon si vite apo si dekada.
Deri më sot ka qenë problem të jesh Kryetar, ndërsa sot po del problem më i madh të jesh qytetarë sepse t’i po vendos se si do të të quajnë historia, mediat, koha në përgjithësi marri shembull si : emigrantë, ngelafsh i pisës, kamata, haraqë etj etj . Ti je pasqyra e dorës për të cilën atë ditë vendos se si dëshiron të të quajnë . Dhe në fund del pushteti.
Pushteti nxjerrë formatin e qytetarëve, edukimin e tyre politik dhe së bashku përbëjnë datën e liberalizimit të vizave , do të ishte mire kështu po që se të gjithë qytetarët vendosin për të mos u shikuar e quajtur ndryshe përpos me idenë se për të qenë shtet e për të jetuar në sistem demokratik, nuk është vetë të japësh por edhe të marrësh.
Dora që ngritë është po ashtu e njëjta dorë që të zbritë, ajo e qytetarit.
Kastriot Bushi
Arbëri – Kaçanik

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img