07,07,2025

MASHT-i merr vendim për kompensimin e tri ditëve të mësimit të humbura gjatë dimrit

Must Read

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e tri ditëve të humbura të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës gjatë dimrit për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas këtij vendimi, në gjithë nivelin e arsimit parauniversitar, duhet të zëvendësohen ditët e humbura të mësimit gjatë datave 28.02.2018, 01.03.2018 dhe 02.03.2018.

Të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit obligohen që të informojnë me shkrim MASHT-in për ditët e kompensuara.

Po ashtu, komunat që tashmë i kanë kompensuar këto ditë të humbura të mësimit, duhet të sjellin dëshmi në MASHT për kompensimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aktakuzë ndaj 2 personave, trafikonin seksualisht vajza në këmbim të 50-400 eurove

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet E.S. dhe V.H,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img