12,05,2024

Gjendet edhe trupi i policit Armend Trena

Must Read

Nga njësitë e kërkim shpëtimit u gjet trupi i pa jetë i policit Armend Trena

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40,  në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit)  nga vend i aksidentit në lumin Lepenc,  kanë gjetur  trupin e pa jetë  të policit Armend Trena.

Dy policët Armend Trena dhe Malsor Dashi u aksidentuan me veturën e policisë më 28 prill. Trupat e tyrë u kërkuan për ditë të tëra. Derisa trupi i pajetë i Dashit u gjet të enjten, Trena po kërkohej akoma, deri sot kur Ministria e Forcës dhe Sigurisë njoftoi se është gjetur edhe trupi i tij. /Express/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ndan 260 serra për ferizajasit

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë publikimin e përfituesëve të serrave 50 m2 për vitin 2024. Ky...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img