05,11,2025

Aksidenti në Pejë 31 lënduarit nga rajoni i Ferizaj

Must Read

Kallxo.com ka mësuar se të lënduarit në aksidentin në afërsi të Pejës janë nga qyteti i Ferizajt dhe ishin në një ekskursion. Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë bërë të qarta.

Në një njoftim të tij Spitali i Pejës ka konfirmuar se për momentin janë duke u trajtuar 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit.

Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 24 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës.

“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në ftyrë dhe pjesë të trupit “thuhet në njoftimin e Spitalit. I njëjti ka sqaruar se spitali tashmë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.

Në Spitalin e Pejës gjendet edhe Zv.Ministri Dr.Ali Berisha që po përcjell nga afër gjendjen e krijuar

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img