14,01,2025

Kërkohet përmirësim i furnizimit të qytetarëve me ujë të pijes

Must Read

Problemi i furnizimit të qytetarëve me ujë të pijes në disa lokalitete të komunës i ka bërë bashkë sot drejtuesit e drejtorisë së Infrastrukturës, përfaqësuesit e CDI-së dhe kompanisë për ujë “Bifurkacioni” në një takim I cili në fokus ka pasur identifikimin e këtyre problemeve.
Me këtë rast është thënë se këto probleme janë të natyrave të ndryshme dhe se kërkojnë angazhim dhe mjete në eliminimin e tyre. Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, u ka thënë këtyre përfaqësuesve të këtyre institucioneve se deri në fillim të verës duhet ti përfundojnë të gjitha punët në eliminimin e këtyre problemeve dhe zgjidhjen e problemit të furnizimit të qytetareve me ujë të pijes.
Madje ka potencuar se secili akterë në këtë projekt ti marrë edhe obligimet e veta.

“Prej fillimit të mandatit kam pasur gati çdo ditë takime me qytetarë të këtyre zonave, ku kemi pasur ankesa të vazhdueshme, për mungesën e ujit të pijes në këto zona. Kam organizuar edhe më herët takime individuale CDI-në dhe “Bifurkacionin” por qëllimi kryesorë i dy palëve në këtë takim ka qenë me qëllim të identifikimit më saktësisht problemet e këtyre projekteve. Jemi dakorduar me CDI-në dhe “Bifurkacionin” që secili të marrë përgjegjësitë për obligimet e veta dhe tu bëjmë zgjidhje qytetarëve të këtyre zonave, Greme, Surqin, Sazli, Papaz, Softaj, Fshat i Vjetër dhe Bibaj” ka thënë Bytyqi.
Në anën tjetër për këto probleme kanë folur edhe përfaqësuesit e CDI-së dhe “Bifurkacionit”.
Këta të fundit kanë thënë se problemet janë të natyrave të ndryshme dhe se mund të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër.
Në anën tjetër përfaqësuesi i CDI-së ka vënë në dukje se këto probleme kanë adresë , duke përmendur problemet pronësore, problemet financiare e tjerë.
“Prolongimi i projekteve i ka edhe disa faktorë të vet si zgjidhja e problemeve pronësore i cili në Greme ka zgjatur me vite, problemet financiare, obligimet e komunës ndaj donatorëve pasi ka qenë bashkëpjesëmarrës i këtyre projekteve e që ka ardhur deri te një vonesë e kryerjes së punëve. Pro mund të them se gati të gjitha këto projekte janë të përfunduara me disa detaje të vogla të cilat pas kryerjes së obligimeve dhe këtij angazhimi presim që ato të përfundohen” ka thënë Astrit Vokshi nga CDI

“Të gjitha obligimet tona që janë përcaktuar ne do ti kryejmë me kohë. Mbeten disa punë që kanë mbetur pa u kryer në disa projekte që varen prej donatorit dhe Kuvendit Komunal. Për pjesën tonë do të jemi në gatishmëri që secilën pjesë ta kryejmë me kohë “ ka thënë Zelfie Hyseni, ushtruese e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KRUK “Bifurkacioni”
Por si probleme janë parë edhe kyçjet ilegale dhe keqpërdorimi i ujit. Kjo ka bërë që banorët e këtyre lokaliteteve shpesh të jesin pa ujë. Si problem është përmendur edhe inkasimi i ulët.

Sido që jetë këto probleme nga zyrtarët e drejtorisë e infrastrukturës janë parë si minore dhe se pak me pak angazhim kanë mundur të zgjidhen edhe më herët

Ndryshe pasojat e këtyre zvarritjeve po i bartë qytetari.Komuna e Ferizajt edhe përkundër problemeve mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e këtyre problemeve, transmeto Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ftesë Përkujtimi nga OVL UÇK – Dega Ferizaj

Të dashura Familje të Dëshmorëve e bashkëluftëtarë, të nderuar bashkëqytetarë, Me ndjenja të veçanta respekti dhe nderimi, OVL UÇK –...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img