28,11,2025

Labi i siguron edhe 10 mijë euro për 20 vjeçarin nga Vushtrria

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka njoftuar se janë siguruar edeh 10 mijë euro për shërimin e Qendrim Aliut nga Vushtrria, i cili është diagnostifikuar me kancer në fytyrë.
Këto mjete financiare, deputeti Tahiri ka thënë se janë grumbulluar nga një fondacion nga qyteti i Ferizajt.

Disa çaste më parë ai ndau 500 euro nga paga prej deputeti, ndërsa paralajmëroi se është i gatshëm t’i sigurojë edhe 20 mijë euro tjera.

Edhe shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë grumbulluar 5 mijë euro për shërimin e Qendrimit.

Në total, siç merr vesh “Gazeta Lajmi” janë mbi 60 mijë euro që janë mbledhur nga orët e mëngjesit të sotme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img