28,11,2025

Mbahet takimi i parë i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Must Read

Unioni i bizneseve më 28 Prill mblodhi 56 anëtarët Premium në takimin e tyre të parë të kësaj natyre.
Nazmi Viqa, kryetarë i Unionit hapi këtë takim duke shprehur konsideratë të lartë për pjesëmarrjen masive të anëtarëve si dhe duke falënderuar zëvendëskryeministrat e Kosovës Fatmir Limaj e Dardan Gashi si dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të RKS në Gjermani, Astrit Zemaj e konsullin e RKS në Frankfurt, Ajvaz Berisha për pjesëmarrje.
Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe zëvendëskryetari i Unionit Gani Nuha, si dhe përfaqësuesit e institucioneve të RKS. Bekim Brestovci, drejtor ekzekutiv i UB-së shpalosi para të pranishmëve platformën strategjike të UB-së, vuri një theks të veçantë në aktivitetet e zhvilluara 12 muajt e fundit duke u fokusuar pastaj në planet e punës gjatë vitit 2018.
Takimin e nderoi me prezencën e tij edhe afaristi shqiptarë i përmasave botërore, Lazim Destani.
Shoqata jo qeveritare GERMIN u përfaqësuan nga Liza Gashi ndërsa afaristja nga Zvicra zonja Merita Pinta i solli në këtë takim përshëndetjet nga afaristët shqiptarë në Zvicër.
Prezantimi i veprimtarive të të gjithë antarëve PREMIUM, prezent në takim ishte dëshmia më e madhe se shqiptarët afarist të mbledhur rreth UB-së, po prekin majat e suksesit në shtetin Gjerman. UB do jetë një Partner i denjë për realizimin e projekteve strategjike me rëndësi nacionale ishte zotimi i anëtarëve Premium ndërsa nga përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës u shpreh gatishmëri maksimale për bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe ofrim të projekteve konkrete të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Pjesëtarët e UB-së , Zenun Krasniqi dhe Vllaznim Kelmendi sollën shembujt e tyre konkret të investimeve Kapitale në Kosovë si dhe paraqiten përvojat e tyre të mira me Importin e mallrave ushqimore dhe pijeve nga Kosova. Firma Nuha Bau për kontributin e dhënë në kontinuitet për UB-në e në veçanti për bashkëpunimin afarist me anëtarët e Unionit u dekorua me mirënjohje. Shumë ide për projekte të përbashkëta dhe gatishmëri e lartë për bashkimin e forcave ekonomike në realizim të projekteve madhore siç është
edhe banka zhvillimore e diasporës ishin pjesa më e vlerësuar e këtij takimi i cili u mbyll me zotimin per punë të përbashkët të mirë koordinuar nga kryesia e UB-së, të udhëhequr nga kryetari Nazmi Viqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img