05,05,2024

Ferizaj drejt falimentimit

Must Read

Një komunë po shkon drejt falimentimit. Ferizaj nuk po mund t’i shlyejë borxhet e mbetura nga koha e Muharrem Sfarqes. Janë më shumë se 1 milion euro të cilat janë marrë nga përmbaruesit privat e shumë të tjerë po presin. Edhe pushteti aktual po kritikohet se po dështon.

Oborri i Komunës së Ferizajt duket kështu pasi që punimet këtu janë ndërprerë. Njëjtë si kjo edhe shumë punime tjera në këtë qytet janë ndërprerë për të vetmen arsye. 40 milionë euro nuk iu janë dhënë punëkryerësve.

Kësaj komune që nga koha kur postin e kryetarin e ka marrë Agim Aliu, përmbaruesit privat ia kanë marrë më shumë se 1.2 milion euro.

Kjo shifër është konfirmuar nga shefi aktual i Komunës.

Përgjegjësit e këtij borxhi nuk duken.

Ish kryetari- Muharrem Sfaqa, i kontaktuar nga televizioni nuk ka qenë në dispozicion që t’i përgjigjet pyetjeve.

As pushteti aktual nuk po lavdërohet se po kryen punët e premtuara.

Të paktën kështu është vlerësuar nga Instituti GAP.

Ndryshe Ferizaj është njëri prej qyteteve më tatimpagues në Kosovë./Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img