27,11,2024

“Verteri” i Gëtes, bashkëpunim teatror mes Ferizajt dhe Ludvigshafenit

Must Read

Shfaqja teatrore për të rinj, “Verteri” e shkruar nga Johann Wolfgang Goethe, vjen në teatrin “Adriana” në Ferizaj, nga regjisori gjerman Stefan Schletter. Premiera do të jetë me 27 Prill në ora 20:00h. Në shfaqje janë angazhuar aktorët Jajush Ramadani, Milot Salihu e Edona Berisha Bekteshi. Skenografinë dhe kostumet, Nora Jentzsch. Ndërsa Kushtrim Shemsedini, do të jetë përgjegjës për muzikën.

 Shfaqja realizohet si bashkëpunim teatror i Qendrës Multimedia nga Prishtina, teatrit “Adriana” nga Ferizaj dhe teatrit Pfalzbaubühnen nga Ludwigshafen. 

Për shfaqjen, regjisori Schletter u shpreh: “Ne dëshironim të gjenim një temë universale që paraqet më shumë ngjashmëri se sa ndryshime në një botë të globalizuar. Dashuria është tema më universale që ne mundëm të gjenim për të rinjtë. Ajo është pa kufij dhe pa kohë”. Regjisori gjerman, Stefan Schletter, ka një përvojë të gjatë në teatër për audiencë të re dhe teatër edukues. 

Përpos në Kosovë, shfaqja do të prezantohet edhe në Maqedoni, Gjermani e Shqipëri. 

“Verteri” financohet nga Instituti Goethe dhe Komuna e Ferizajt. Qendra Multimedia financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img