23,12,2024

Aulona Selmani triumfon me “Nina&Nana” në Festivalin e Filmit në Ohër

Must Read

Aulona Selmani është vajza nga Ferizaj e cila vazhdon studimet për regji të filmit në Universitetin e Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Në Festivalin e filmit të mbajtur të Ohër, filmi i metrazhit të shkurtër “Nina & Nana” me regji të Aulonës zuri vendin e parë në kategorinë “Most Sad”.

“Nina & Nana” flet për dashurinë dhe intuitën e nënës për fëmijën e humbur, ku të gjithë rreth saj e konsiderojnë fëmijë të vdekur, ndërsa nëna nuk dorëzohet asnjëherë duke e kërkuar.

“Nina & Nana” nga Aulona Selmani u prit mjaft mirë nga të pranishmit në Festivalin e filmit në Ohër, ndërsa Arta Selimi që kishte rolin kryesor, u vlerësua për performancën e saj të jashtëzakonshme.

Filmi është vlerësuar si i mrekullueshëm, ku dhe e cilësuan si një film të një regjisoreje të formuar, e jo të një studenteje.

Vlen të theksohet se në Ohër, “Nina&Nana” është shfaqur bashkë me filmat profesional dhe jo me të studentëve.

Përveç studimeve për regji, Aulona gjithashtu është dhe asistente e regjisë tek seriali “3 Gjermanët e trashë”, poashtu performuese poezish, skenariste dhe fotografe./GazetaBlic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img