23,12,2024

Komuna e Ferizajt përmes donatorëve siguroi 60 karroca për personat me nevoja të veçanta

Must Read

Javë më parë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka vënë kontaktet me vëllezërit nga Wuppertal Düsseldorf Neuss, si dhe një qytetar, donator nga Belgjika të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta e që ka rezultuar me dhënien e një kontigjenti prej 60 karrocave manuale për personat me nevoja të veçanta, donacion për shoqatën e personave me nevoja të veçanta “Handikos” në Ferizaj.

Komuna e Ferizajt ka hequr shpenzimet e transportit dhe doganimit. Ky donacion është pranuar sot zyrtarisht nga përfaqësuesit e “Handikos” në Ferizaj.

Ndonëse donatorët nuk kanë dëshiruar që emrat e tyre të jenë publik, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i falënderon për donacionin e kontingjentit të karrocave, për solidaritetin dhe ndihmën konkrete për një qasje më të lehtë të personave me nevoja të veçanta.

Qeverisja lokale është e interesuar të bashkëpunoj edhe me donatorë tjerë ndërkombëtar si dhe bashkë me përfaqësuesit e këtij komuniteti të shtyej përpara projektet në dobi të këtij komuniteti për fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img