23,12,2024

OPDMF me projekt për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Must Read

OPDMF- Organizata e Personave me Distrofi Muskulare në Ferizaj, në partneritet me Handikos-Ferizaj dhe me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, në kuadër të projektit “Mundësi të barabarta në punësim” sot ka zhvilluar takime me Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë zt. Burim Bajrami, me Drejtoren e Qendrës për Aftësim Profesional znj. Fatmire Salihu dhe zyrtarin nga Qendra Rajnale e Punësimit zt. Musli Beqiri. Në këto takime u bisedua për iniciativën që ka filluar OPDMF dhe Handikos-Ferizaj, për Hartimin e planit lokal të veprimit (PLV) për punësimin e personave me aftësi të kufizuara për komunën e Ferizajt duke u bazuar në Planin Nacional të Veprimit për Aftësinë e Kufizuar (PNVAK).

Ky grant është financuar nga projekti “Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img