27,11,2024

Bëni kujdes: Pica gati sa nuk e mbyti këtë 2 vjeçar!

Must Read

Një fëmijë ishte lënë duke luftuar për jetën e tij pasi stafi i ‘Pizza Hut’ i kishte shërbyer atij ushqimin e gabuar përkundër kërkesave të përsëritura nga prindërit e tij.

Zayaan Hussain, dy vjeç, vuan nga një alergji qumështore, kështu që prindërit e tij kërkuan ushqim vegan, duke u thënë stafit në katër raste se nuk duhet të ketë diçka tjetër.

Minuta pas ngrënies së ushqimit që ai porositi, babai Sayid Hussain, 33 vjeç tha se filloi të villte dhe përpiqej të merrte fryme.

Pizza Hut tha se gabimi ishte njerëzor në degën e tyre në Blackpool, Lancashire.

“Edhe kur morëm pizza, nuk lejova që ai të hante para se të konfirmonte se ishte patjetër pa qumësht. Ata thanë se ishte, kështu që ai hëngri pica”, tha Sajid.

“Kaluan dhjetë minuta dhe Zayaan sapo ka filluar të reagoj. Ai nuk po me përgjigjej mua apo gruas sime. Diçka nuk shkonte”.

Duke dyshuar për një reaksion alergjik, Sajid dhe gruaja Samia Hussain, gjithashtu 33 vjeç, i dhanë Zayaan inhalatorin e tij dhe një dozë tabletë antihistamine, Piriton ku thirren për një ambulancë.

“Në të vërtetë u përkeqësua kur arritëm në spital. Kishte biseda mes infermierëve për atë që ndoshta duhej përdorur elektro shokun për ti kthyer frymëmarrjen e cila po i rrallohej rrugës për në spital”, tha Sajid.

Zayaan u dërgua në spitalin Victoria Blackpool me prindërit e tij dhe motrën shtatëvjeçare, Amara, ku ai kaloi dy ditë. Sajid, një biznesmen nga Shipley, West Yorkshire.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img