28,11,2025

Rregullohet sheshi afër Xhamisë së Vogël në Ferizaj

Must Read

Udhëheqja komunale e Ferizajt e drejtuar nga Kryetari Agim Aliu po punon në kthimin e hapësirave publike qytetarëve, duke investuar në funksionalitetin e tyre dhe krijimin e mundësisë që të shfrytëzohet nga qytetarët. Njëjtë është vepruar edhe me sheshin afër Xhamisë së Vogël, pranë KEDS, hapësira e së cilës së fundmi ishte degraduar plotësisht.

Ditë më parë, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij vizitoi këtë pjesë, shesh të lënë pa përkujdesje, të papërdorshëm nga qytetarët ferizajas, me ç’rast u zotua se shumë shpejt pushteti lokal do të intervenoj që këtë hapësira ta kthej në përdorim nga ana e qytetarëve duke investuar në infrastrukturë me qëllim rivitalizimin e këtij sheshi.

Sonte, në orët e mbrëmjes qytetarët kanë parë këtë pjesë tërësisht të rregulluar dhe funksionale. Aty është investuar në gjelbrimin e zonës, ndriçim si dhe vendpushime të cilat mungonin ose ishin të dëmtuara. Zotimi para disa ditëve i Kryetarit të Komunës, Agim Aliu është përmbushur, sheshi në të cilin është investuar i ka dhënë pamje të re e më të bukur kësaj pjese e cila ka kohë që kishte filluar të shkatërrohej e edhe të përdorej si parking i makinave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kështu dukej ky park para  rregullimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img