Testi “PISA 2018” do të fillojë të mbahet të mërkurën, ndërkaq nga e premtja Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka thirrur grevë të përgjithshme.
SBASHK-u është i vendosur ta pengojë mbajtjen e testit PISA nëse para të premtes Qeveria nuk e procedon në Kuvend Projektligjin për mësimdhënësit e viteve ’90, shkruan sot Koha Ditore.
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë se Qeveria është duke u angazhuar që sa më parë të gjejë një zgjidhje për kërkesat e Sindikatës, por nuk ka treguar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Njohësit e çështjeve të arsimit e konsiderojnë si dështim të madh nëse nuk mbahet testi PISA, për shkak të grevës së SBASHK-ut. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)