09,06,2025

Zariqi; Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës!

Must Read

Kushtetuta e popullit tonë asnjëherë nuk është konceptuar vetëm si një akt më i lartë juridik dhe politik i vendit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka një domethënie shumë më të gjerë, sepse përmes saj janë pasqyruar përpjekjet shekullore për krijimin e shtetit.

Ideja për Kushtetutë në Republikën e Kosovës, i ka rrënjët thellë në përpjekjet e përgjakshme të popullit tonë të përvuajtur për të krijuar shtetin.

Pikërisht më 9 prill 2008 u kurorëzuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për krijimin edhe de jure të shtetit. U kurorëzuan po ashtu përpjekjet e përgjakshme për mbrojtjen e ndjenjës shtetërore dhe kombëtare që zakonisht tentohej të arrihej përmes Kushtetutës. Pikërisht në këtë ditë, populli i Kosovës ishte i vetëdijshëm që po krijonte identitetin e shtetit!

Urojmë që shteti ynë të forcohet ç’do ditë e më tepër.

Xhavit Zariqi
Zv.Ministër i Zhvillimit Ekonomik

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img