27,11,2025

Aliu takon shitësit ambulant. U ofron dy oferta për bizneset e tyre

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka pritur në takim pronarët e tezgave që deri më tani kanë operuar përgjatë sheshit kryesor të qytetit.

Ky takim vjen si rezultat i vendimit të kryetarit Agim Aliu që të liroj hapësirën publike nga tezgat dhe shitësit ambulant me qëllim që qytetarëve t’i kthehet sheshi duke mundësuar qarkullimin e lirë e pa pengesa të tyre.
Pronarët e tezgave u shprehën të gatshëm të zbatojnë vendimin e Komunës së Ferizajt, gjegjësisht kryetarit Agim Aliu, por paraprakisht kanë kërkuar sistemimin e tyre në ndonjë hapësirë të përshtatshme për të operuar.

Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i ka njoftuar këta të fundit se qeverisja lokale ka menduar edhe për mirëqenien e tyre sociale e ekonomike.

“Unë kam 2 oferta për ju. Kam caktuar lokacionin që tani përdoret si parking, afër parkut te hekurudha ku do të bëhet organizimi i mirëfilltë i aktivitetit tuaj në bazë të lejes dhe kushteve të paracaktuara nga autoritetet komunale dhe oferta e dytë është ofrimi i vendit të punës për të gjithë pronarët e tezgave dhe njërin nga familjarët e tyre në kompani serioze private. Të dy ofertat janë në dobinë tuaj, zgjedhja ju takon ju. Sheshi i është kthyer qytetarëve, ne jemi të vendosur që ta zbatojmë deri në fund këtë vendim që për qëllim ka lirimin e hapësirave publike dhe mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve. Unë jam i gatshëm t’ju takoj kurdo, sikur sot, mirëpo këto kushte i ofron komuna. Mbetet tek ju të zgjedhni për ofertën e parë apo këtë të dytën. Realizimin e këtyre dy ofertave jua garantoj unë” theksoi kryetari Aliu.

Aksioni për heqjen e tezgave përgjatë sheshit dhe rrugëve kryesore në gjithë territorin e Komunës së Ferizajt është ndërmarr dhe po vazhdon të realizohet me iniciativën e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu me zbatim nga ana e Inspektoratit Komunal.

Lirimi i hapësirave publike dhe mundësimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve ka qenë zotim i Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale, zotim ky që me këto aksione është përmbushur dhe do të monitorohet në vazhdimësi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img