19,12,2024

Labinot Tahiri organizon protestë: Nuk ka me ba hajgare me popullatën

Must Read

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka thirrur protestë me banorët e disa fshatrave në Ferizaj. Labi ka kërkuar asfaltimin e një rruge të premtuar më parë. Për këtë, Labi ka paralajmëruat protestën duke thirrur të mdhenjë e të vegjël që të dalin në rrugë.

“Të dashur Banorë të fshatit Tërrn të Ferizajt, sot, ora 12:00, do të jem te ju pēr të biseduar nga afër për premtimet e Ministrit Pal Lekaj.

Mua sme intereson se a i merr meritat Labi a po kush i merr, e rendesishme është që të përfundoj kjo rrugë qysh nga koha e ish Jugosllavise e cila ka mbetur ne gjendje të mjerueshme ku as Autobusi më nuk futet andej, përshkak të rruges, ndersa me nxënës e fshatarë me kushte te tyre shkojnë në Shkolla e punë.
Qe nga pas lufta, u premtua që do të shtrohet, dhe asgje askush nuk ka nderrmarë.

Unë si Deputet dhe qytetarë i thjeshtë do të ju përkrah deri diten kur të shtrohët kjo rrugë. Për këtë rrugë është i njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës.
Gjërat kanë me shku deri ne fund nuk ka me ba hajgare me ndjenja të popullates e të fshatarëve të cilet kanë vështerësi tej mase.

Unë ju sygjeroj të ngriteni në këmbë ditën që do e lëm protesten e organizuar sebashku me mua. Ju kerkoj i madh e i vogël me dal në rrugë ju lutem sinqerisht sepse mua sme interesojn kush merr tendera apo kush ka me e shtru këtë rrugë, mu me intereson Premtimi dhe mundesia që ne i’a krijojmë qytetarëve” shkruan Labi në Facebook.

“Premtimet për tu shtruar rruga, nuk janë mbajtur nga Ministri Pal lekaj, se per çfarë nuk e di! Buxheti është ndarë dhe ka qenë në projektet emergjente dhe tani e kanë anulua…!” shkruan Labi në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img