06,05,2024

Isak Guta, shkrimtari që ia kushtoi një jetë të tërë Aleksandër Moisiut

Must Read

Para 139 vjetësh u lind aktori më i madh shqiptar me përmasa botërore, Aleksandër Moisiu.

Moisiu nga shumë kritikë cilësohet si aktori më i madh i të gjitha kohërave në teatër.

Max Brod një herë kishte shkruar se “Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për ta interpretuar Hamletin”, pasi kishte parë përformancën e Moisiut.

Por, jetën dhe veprën e kolosit shqiptar pak kush e njeh më mirë se shkrimtari Isak Guta.

Guta që kishte kryer në Pragë për Teknologjinë e Filmit dhe Regjinë e Filmit, ka shkruar plotë shtatë libra për Moisiun.

Detaje që pak, ose aspak njerëz i dinë mund t’i gjeni në librat e Gutës.

Një nga këta libra është edhe “Moisiu dhe Bëma e Librit” që doli si libërth nga një punim më i madh i Gutës i titulluar “Emblema”.

Promovimi i këtij libri u bë të premten e kaluar në Ferizaj, ku morën pjesë profesorë, shkrimtarë e personalitet tjera të rëndësishme të artit shqiptar, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një femër 30 vjeçare, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Sot në orët e mëngjesit është zhdukur një femër 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmin e kanë bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img