Ligjëratë për zhvillimin e 5G – gjenerata e re e telefonisë mobile, nga Nënpresidenti i “T-Mobile Austria”, z. Driton Emini për studentët e UShAF
Nënpresidenti i “T-Mobile Austria”, z. Driton Emini nga Gjilani, për herë të tretë vizitoi Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast para studentëve mbajti ligjëratë për zhvillimin e 5G – gjeneratë e re e telefonisë mobile.
Z. Emini, u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili e falënderoi për zemërgjerësinë e tij, dhe gatishmërinë që ta ndihmoj Universitetin tonë sa herë që të jetë e nevojshme. “Është shumë e rëndësishme që para studentëve të Universitetit tonë po mbanë ligjëratë një personalitet shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, i cili na bënë të mundshme njohjen e të arriturave teknologjike më bashkëkohore të telefonisë mobile, procese të cilat janë në implementim e sipër në vendet më të zhvilluara evropiane”, tha Rektori.
Po ashtu, rektori Bajraktari tha se nga kjo ligjëratë fituam një zgjerim të informacionit në këtë lëmi dhe premtoi se në të ardhmen do ta kemi më shpesh z. Eminin që të ndaj me studentët përvojat më të reja për botën e teknologjisë. Gjithashtu iu tha studentëve se do të bëjmë të pamundurën që të sjellim edhe ekspert të tjerë të Kosovës, të cilët marrin eksperienca në vendet e zhvilluara evropiane.
Njëherit, z. Emini falënderoi rektorin për pritjen dhe organizimin e kësaj ligjërate, si dhe stafin e Universitetit për pozitivitetin dhe afërsinë që i ofruan. Po ashtu, tha se do të jetë i gatshëm për dhënie të kontributit për gjeneratat e reja të Kosovës, sepse sipas tij përveç kontributit që jep për këto të arritura, ai sa herë që vije në vendlindje e ndjenë veten sikur është kthyer në shtëpi.
Përveç tjerash, z. Emini para studentëve, theksoi edhe rëndësinë e 5G dhe transformimin e dijes prej vendeve perëndimore (operatorëve më të mëdhenj) në zhvillimin e rrjeteve të para të teknologjisë informative, sepse sipas tij kemi ndryshim të gjeneratave të reja dhe ato do të ndihmohen në zgjerimin e informacionit, kulturës dhe dijes për gjëra të shumta.