Drejtuesit e kolegjit “Mehmet Akif” janë arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.
Këtë e kanë konfirmuar për Indeksonline nga institucioni arsimor “Gülistan”
“Sot në mëngjes janë arrestuar në mënyrë misterioze drejtori i institucioneve ‘Gulistan’, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez dhe profesorët Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan”, kanë thënë nga ky institucion.
Arrestimin e pesë të dyshuarve e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Bajram Krasniqi, zyrtar për media në polici ka thënë për Indeksonline se të dyshuarit janë arrestuar sot në mëngjes.
“Policia është duke realizuar një aksion qysh nga mëngjesi, i cili po vazhdon akoma. Posa të përfundoj aksioni do të iu njoftojmë për arsyen dhe zhvillimet”, ka thënë Krasniqi. /Indeksonline/