27,11,2024

Në Ferizaj vazhdon aksioni për konfiskimin dhe asgjësimin e mishit dhe nënprodukteve të tij

Must Read

Ferizaj.28.03.2018. Aksioni i iniciuar nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për rritjen e kontrollit ndaj produkteve të ofruara në treg nga subjekte të ndryshme afariste dhe i zbatuar nga Inspektorati Komunal ka rezultuar me konfiskimin dhe asgjësimin edhe të afro 200 kg mish dhe nënprodukte të mishit të prishura, dëmtuara dhe skaduara.

Me këtë rast, qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu siguron qytetarët ferizajas se autoritetet lokale përmes inspektoratit komunal, në vazhdimësi po bëjnë kontrollin e produkteve të ofruara në treg, cilësisë së tyre dhe kushteve higjeno-sanitare në subjekte afariste.

Aksione kontrolli po zhvillohen edhe për produkte të tjera, mosplotësimi i standardeve dhe kushteve higjieno-sanitare të së cilave mund të dëmtoj shëndetin e qytetarëve.
Inspektorati Komunal ka shtuar kapacitetin e tij veprues në terren, duke u shtrirë në gjithë territorin e Komunës së Ferizajt, me qëllim që qytetarëve të komunës sonë t’i garantoj produkte cilësore të cilat ofrohen në treg.
Një aksion i ngjashëm është ndërmarr edhe para pak ditësh i cili ka rezultuar me konfiskimin dhe asgjësimin e afro 1 ton mish dhe nënprodukte të mishit të prishura, skaduara dhe dëmtuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img