Ferizaj.26.03.2018. Pasi lëshuan mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa, anëtarët e LDK-së ftuan konferencë për media, duke shprehur shqetësim për, siç thanë, censurën që po ua bën pushteti.
“Ne anëtarët e LDK-së e kemi lëshuar mbledhjen e KPF-së, arsyeja nuk ka qenë pikat, pasi ne ishim duke diskutuar pikat, por ka qenë një injorim i madh që na është bërë nga anëtari i Komitetit për Politikë dhe Financa që vjen nga radhët e AAK-së, ai na ka injoru, na ka thënë që ju jeni opozitë, opozita nuk keni të drejtë me folë, opozita duhet me nejtë, nuk i keni numrat katër vjet duhet me njëjtë, ne e dimë që sipas ligjit edhe opozita e ka vendin e vet në qeveri, ne si opozitë gjithmonë do ta ngrehim zërin kur shohim gjëra që nuk janë në harmoni me ligjin”,tha Imri Hashani.
Në këtë konferencë, LDK akuzoi pushtetin për vendime të paligjshme qysh në mbledhjen e parë të Kuvendit.
“Pika e parë që është propozu nga ekzekutivi ka qenë marrja e vendimit për anulimin e vendimit për rregullimin e spitalit atje ku ishte vendos për me u ndërtu te pishat, pika e dytë ishte anulimi i vendimit për stacionin e autobusëve ku ishte paraparë të ndërtohet te vendi ku planifikohet të bëhet spitali, pika e tretë e propozuar ka qenë anulimi i vendimit për rregullimin e banesave për shoqatat e dala nga lufta dhe pika e katërt ka qenë marrja e vendimit për ndërtimin e spitalit tek tregu i kafshëve. Asnjëri vendim nuk ka pasur asnjë shkronjë për një arsyetim për çka po bëhet, na është thënë që ka ardhë vendimi i ministrisë dhe ne sot me këmbëngulje e pamë vendimin dhe shihet që ky vendim që ka marrë Kuvendi i Komunës më datën 31.01.2018 është në kundërshtim me ligjin, pra është krejt në kundërshtim me PZHK-në, por edhe me këtë vendim që ka ardhur nga ministria që thotë se vendimi i Kuvendit nuk është në harmoni me ligjin”,tha Hashani.
Hashani paralajmëroi ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në rast se Kuvendi Komunal miraton katër propozimet e lartpërmendura, tramnsmeton Televizioni Tema.
Must Read