17,11,2024

SHBA-të dhe aleatët e saj në mbrojtje të popullsisë shqiptare në Kosovë nga gjenocidi shtetëror serb

Must Read

Shkruan: Muhamet Shabani
Në prag të 50 vjetorit të krijimit,NATO-ja ishte gati për luftë.
Sekretarja e Shtetit,Madeline Albright pohon se vendimi i ynë është pjesë e një zgjedhje midis autokracisë,midis fanatizmit dhe tolerancës në zemër të Evropës. Qëllimi i përdorimit të forcës është që t’i japim njëherë e përgjithmonë fund maskarallëkut të tipit të Millisheviqit.
Nuk ka garanci se do të fitojmë tani, do të na duhet të veprojmë më vonë,ndoshta në Maqedoni,ndoshta në Bosnjë.
Millosheviqi ka zgjedhur luftën. Nuk mund ta lëmë të fitojë.
Më 24 mars 1999, me rastin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi,Presidenti Bill Clinton e njofton popullin amerikan se Millosheviq i kishte privuar kosovarët nga autonomia e tyre,duke ua mohuar të drejtat që u garantonte Kushtetuta për të folur gjuhën e tyre,për të administruar shkollat e tyre dhe për t’u vetëqeverisur.
I përshkroi krimet e shëmtuara të kryera nga serbët:vrasjen e civilëve,djegien e fshatrave dhe nxjerrjen me forcë të njerëzve nga shtëpitë e tyre…
Për presidentin Bill Clinton fushata e bombardimeve kishte tri objektiva:
1. T’i tregonte Millosheviqit se ishin absolutisht të vendosur për t’i thënë “ndal” një vale tjetër të spastrimit etnik.
2.Për të shmangur një ofensivë edhe më të përgjakshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë.
3.Në qoftë se Millosheviqi nuk do të hiqte shpejt dorë nga synimi i tij,do të dëmtonim seriozisht aftësinë ushtarake të serbëve.
“Tragjedia që është duke ndodhur në Kosovë është rezultat i një plani të hollësishëm dhe të paramenduar një kohë të gjatë për sulm mbi një popull thjesht për arsye të përkatësisë së tij etnike dhe fetare… Ne nuk mund të rrimë duarkryq,të vështrojmë se si qindra mijëra njerëz torturohen,vriten,dhunohen dhe me forcë nxirren nga shtëpitë, se si në emër të krenarisë dhe pastërtisë etnike bëhen akte për shlyerjen e historisë familjare”.
Lufta në Ballkan,që filloi në Kosovë para dhjetë vjetësh,duhet të përfundoj në Kosovë. Duhet të jetë ky konflikt i fundit në Shekullin e Njëzetë.
Nuk duhet të jetë konflikt që do të definojë Shekullin e Njëzetenjë. Shtetet e Bashkuara e kanë mundësinë dhe përgjegjësinë që të përfundoi ky konflikt,për hir të fëmijëve,mbesave dhe nipave tanë, deklaroi Bill Clinton gjatë fjalimit që mbajti në San Francisko para Shoqatës së redaktorëve të gazetave.
Toni Bler,në librin e tij “Një rrugëtim”,në formë monologu i përgjigjet pyetjes që i parashtron vetes:” Përse isha unë kaq i interesuar për të vepruar në Kosovë?” Unë e shihja atë si një problem moral. Dhe në këtë kuptim ishte kjo që përcaktoi pikëpamjen time për një ndërhyrje ushtarake.
Megjithatë motivimi im kryesor ishte zemërimi për atë po ndodhte. Kishte civil të zakonshëm që merreshin nga shtëpitë e tyre dhe ktheheshin në refugjatë,vriteshin,përdhunoheshin.
Rriheshin me egërsinë më të madhe,shpesh në mënyrë sadiste,familje të tëra poshtëroheshin apo eliminoheshin. O Zot,asgjë nuk kemi mësuar nga Historiae Europës? Ishte e tmerrshme.
Më vonë kur vizitova kampet e refugjatëve në Maqedoni dhe dëgjova për historitë që të copëtonin zemrën dhe për mizerien,u ndjeva krenar që ne e kishim bërë atë,sepse këta refugjatë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre,por nuk u ndjeva mirë për faktin sa afër ishim nga vendimi për t’i braktisur ata.
ËSHTË HERA E DYTË QË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS E SHPËTOJN KOMBIN SHQIPTAR NGA KANOSJA PËR SHFAROSJE!
MĒ 1919 VUDRO UILLSON DHE
MË 1999 BILL CLINTON !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img