20,05,2024

Aliu: Republika e Kosovës ka agjendë të qartë evropiane

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit, duke vlerësuar se Republika e Kosovës ka agjendë të qartë evropiane.
Postimi i Aliut në Facebook:Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me shumicë votash, të zgjedhurit e qytetarëve, votuan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit shtetëror në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, me ç’rast, uroj qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë moment tejet të rëndësishëm për sovranitetin e vendit si dhe përshpejtimim e integrimeve tona euroatlantike.
Republika e Kosovës ka agjendë të qartë europiane, perspektivë premtuese në procesin e liberalizimit të vizave si dhe mundësi më të mëdha ekonomike e sociale në kuadër të integrimeve euroatlantike. Urime Kosovë! Urime qytetarëve të Republikës së Kosovës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img