23,12,2024

Elmi Reçica: Deputetët e Kuvendit të Kosovës mundësuan të forcohet sovraniteti i vendit dhe të fuqizohet subjektiviteti ndërkombëtar

Must Read

Deputeti Elmi Reçica, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit mundësoj të forcohet sovraniteti i vendit dhe të fuqizohet subjektiviteti ndërkombëtar, me anë të kësaj marrëveshje përmbyllet obligimi i fundit lidhur me liberalizimin e vizave.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme përmes votimit të ratifikimit të projektligjit të marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, mundësuan të forcohet sovraniteti i vendit dhe të fuqizohet subjektiviteti ndërkombëtar, me anë të kësaj marrëveshje përmbyllet obligimi i fundit lidhur me liberalizimin e vizave dhe hapim rrugën e liberalizimit të vizave që mundëson lirinë e lëvizjes për qytetarët tanë. Gjithashtu ky projektligj mundëson që në mënyrë specifike të rishikohet dhe të korrektohet secili sektor i caktuar i kufirit duke qartësuar gjithçka dhe duke hequr çfarëdo dilemë lidhur me mundësitë e ndonjë gabimi eventual” ka thënë Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img