14,09,2025

Ramushi mposht Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Agim Aliu politikan model për të rinjtë

Must Read

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka lënë mbrapa presidentin Thaçin dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, sa i përket popullaritetit në koalicioni PAN, shkruan Gazeta Blic.

Kështu thonë  raportet e publikuara nga Instituti Demokratik i  Kosovës (KDI), lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve.

Listës së politikanëve model në këtë koalicion, i prin kryeministri aktual Ramush Haradinaj (30.2 përqind), pasuar nga Hashim Thaçi (24.2 përqind) dhe Kadri Veseli (21.4 përqind).

Përpos tyre, edhe politikanë tjerë si Agim Aliu (7.4 përqind) dhe Fatmir Limaj (5.6 përqind) janë politikan model për një numër të konsiderueshëm të të rinjve.

Liderët e këtij koalicioni, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, janë në fakt edhe politikanët më model për votuesit e këtij subjekti.

Theksojmë që koalicioni PAN përbëhet nga këto subjekte politike: PDK, AAK, NISMA./GazetaBlic./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img