02,05,2024

Studentët e UShAF vizituan Panairin Ndërkombëtar të Mobilierisë “Shqipëria 2018”

Must Read

Studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve, të udhëhequr nga profesorët e tyre, Prof. Ass. Dr. Rrahim Sejdiu dhe Prof. Ass. Dr. Muhamet Ymeri, vizituan Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë “Shqipëria 2018”.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të njihen me prodhime të ndryshme të mobilierisë, aksesorë, mentesha, si dhe me pajisje të ndryshme, të cilat për momentin janë avancime më të theksuara në shkencën e Industrisë së drurit.

Ndërsa, për historikun e mobilerisë në regjion dhe Shqipëri, si dhe perspektivën e kësaj lëmie, studentët u njoftuan nga ekspertët e lëmisë së Industrisë së drurit, Prof. Asoc. Dr. Arben Bejtja dhe Dr. sc. Ramadan Topuzi.

Panairi “Shqipëria 2018”, është i 15-ti me radhë dhe është organizuar nga Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë. Ky panair organizohet çdo vit dhe ka për qëllim prezantimin e prodhimeve të drurit dhe dizajnit nga kompani vendore dhe të huaja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img