17,12,2025

Kosova e Shqipëria bashkohen në Vërmicë

Must Read

Në fillim të prillit, në pikën kufitare Vërmicë- Morinë, Dogana e Kosovës me atë të Shqipërisë do të bëhen me një administratë të vetme.

Ajo e Kosovës do të kalojë tek ajo e Shqipërisë.

Ky bashkim po bëhet për t’i lehtësuar procedurat në doganat e këtyre dy vendeve, raporton KTV.

Sipas këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Rafuna, procedurat për këtë bashkim kanë përfunduar.

Edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës e mbështesin këtë ide, por thonë që për këtë duhet bashkëpunim i të dyja palëve, jo vetëm angazhimi i Kosovës.

Derisa Bashkimi Evropian kishte thënë se nuk mund të ketë vetëm një pikë kontrolli për qytetarë, vitin e kaluar ish-kryeministri, Isa Mustafa dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u pajtuan që të vendosin policët e të dyja vendeve në një kabinë së bashku.

Kjo, megjithatë, ende nuk ka ndodhur.

Pika kufitare në Vërmicë është ndër më të frekuentuarat, në veçanti në vikende dhe gjatë stinës së verës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img