23,12,2024

Familjes Zeqiraj nga Saraishta i digjen 5 lopë

Must Read

Ferizaj.16.03.2018. Nga 10 krerë lopë sa kishte familja Zeqiraj nga fshati Saraishtë i komunës së Ferizajt, vetëm 5 nga to ka arritur t’i shpëtoj nga zjarri që dje kaploi stallën e tyre. Duke treguar për ngjarjen, Qendrim Zeqiraj nga Sarishta, thotë se vlera e dëmit të shkaktuar kap shumën e rreth 20 mijë eurove.

“12:15 ne kemi shku me fal xhumanë dhe kena ardhë për te shtëpia, kur kena ardhë i kena pa veç 2 viça që i kanë zgjidh kojshia i kanë qit jashtë dhe e kena pa stallën krejt në flakë, jena munu me i pshtu kafshët mos m’i lan mu kallë, kena mrri me i nxjerrë gjysën, katër janë kallë, 1 e kena nxjerrë po u kanë tu cofë, e kena pre, e kena gjujt, 5 tjera janë në gjendje të rëndë, nuk mujna me dyshu në kërkan se nuk e kena pa, prej rrymës jo nuk ka ardhë ky dëm se në momentin që është shkaktu zjarri nuk ka pas rrymë, se e kena me kabëll prej shpisë, ka pas edhe ushqim është kallë krejt, është djegur me kulm me ushqim me sistem të ujit”,tha Zeqiraj.
Për t’i shpëtuar lopët nga zjarri, familjen Zeqiri e ndihmuan fqinjët, meqë sipas dëshmitarëve, intervenimi i zjarrfikësve ishte i vonshëm.
“Jena ardhë me hangër drekë, kur jemi nisë me shku në punë e kena pa tymin edhe kena ardhë krejt punëtorët, vllaznia, kojshia, me traktor e kena hap murin do vene, një lopë e kena ngre zhag, i kena pshtu nja 4 viça, të tjerat nuk patëm mundësi, zjarrfikësit kanë ardhë pas 40 minutave”, tha Bafti Zekolli.
Duke u ankuar për intervenimin e vonshëm të zjarrfikësve, Zeqiraj thotë se i është premtuar ndihmë nga komuna e Ferizajt.
“I kanë lajmëru kojshia, kanë thënë se diku rreth 45 minuta i kanë ba derisa kanë ardhë, kur kanë ardhë kanë intervenu nuk e kanë lanë me u përhap zjarri edhe tek mixha, por ma shumë nuk kanë ba sepse zjarri e kish pas ba të vetën, janë kanë Drejtoria e Bujqësisë, komuna më kanë premtu që të paktën dëmin e kafshëve me ma kompensu, të paktën u pas kanë mirë ata pak me më ndihmu unë pak stallën bile me ndreq”,tha ai.
Ndërsa, lopët e shpëtuara nga zjarri po trajtohen nga veterinari, i cili thotë se ato kanë pësuar djegie të thellë.
“Këto tash kanë pësuar një djegie të thellë në pjesë të lëkurës dhe po ashtu në mushkëri për shkak të tymit që e kanë thithur, kemi bërë një mjekim simptomatik dhe besoj se do të përmirësohen“, tha veterinari Besim Uksmajli.
9 anëtarët e familjes Zeqiri të vetmin burim financiar e kanë nga shitja e qumështit të këtyre lopëve, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img