24,12,2024

Hapat e parë dhe të suksesshëm të integrimit evropian !

Must Read

Zhan Mone, një zyrtar i lartë francez ishte truri që qëndronte pas iniciativës që “i gjithë qymyri dhe çeliku franko-gjerman të ishte nën një Autoritet të Lartë të Përbashkët, në kuadrin e një organizate, të hapur për të marrë pjesë edhe vendet të tjera të Evropës”, plan ky i prezantuar nga Robert Shuman më 9 maj 1950 në fillimet e Komitetit Evropian.
Festimi i ditës së Shumanit dhe solemniteti i Planit Shuman mbështesin atë që quhet “historia zyrtare” e integrimit evropian, e cila i skalit Monenë dhe Shumanin si vizionarë, që u ngritën përmbi mjerimin dhe zënkat e Evropës së pas luftës, për të treguar rrugën drejt vendit të premtuar të paqes dhe prosperitetit, ndërmjet gjetjes me maturi të shtegut të Integrimit.
Dita e Shumanit festohet çdo vit më 9 Maj në Bruksel, Luksemburg dhe Strasburg, si dita e lindjes së atij që tashmë njihet si Bashkimi Evropian.
Në mesin e viteve 1980 Komuniteti Evropian iu nënshtrua një transformimi të jashtëzakonshëm. Pas viteve të vazhdueshme të rritjes së ngadaltë dhe palëvizshmërisë institucionale, shtetet anëtare përfunduan Aktin e Vetëm Evropian, një version i ripunuar i Trakatatit të Romës, mjaft i rëndësishëm, i cili përforconte programin e një tregu të vetëm.
Zgjerimi i mëtutjeshëm i Komunitetit me anëtarë të rinj në mënyrë të natyrshme do të përmirësonte funksionimin e mekanizmit institucional, rregullim më të mirë të raporteve midis organeve të ndryshme drejtuese për të shmangur tensionet dhe për të rritur efikasitetin e tyre.
Autori
Ma.sc.Burim Ugzmajli
Master i Politikave të BE-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img