16,06,2025

Lajm i mirë për të gjithë ata që duan të regjistrojnë veturat

Must Read

Qytetarët e Kosovës që nuk i kanë regjistruar automjetet e tyre për shkak të gjobave do të mund ta bëjnë këtë gjë edhe në ditët në vazhdim.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte nxjerrë vendim ne datë 15 dhjetor të vitit të kaluar që të mundësoi regjistrimin e veturave me gjobë brenda afati 3 mujor duke mos paguar asnjë cent.

Këtë të enjte parashihej që të skadoi ky afat i dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Por, MB në një përgjigje për Indeksonline ka njoftuar se regjistrimi i veturave me gjobë pa paguar asgjë do të vazhdoi të jetë valid deri në një vendim të radhës.

Numri i veturave që kanë shfrytëzuar këtë mundësi deri më tani është 9073.

Numri i veturave që nuk janë ç ‘regjistruar dhe nuk janë vazhduar është 100,775.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img