Në mesditë është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit ndërdrejtorial për zhvillimin ekonomik, e kryesuar nga koordinatori i këtij mekanizmi Mustafa Grainca.
Në këtë mbledhje u diskutua gjerësisht për projektet më të cilat do të aplikohet në fonde të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, për të cilat ky mekanizëm ka listuar projektet prioritare.
Ndër çështjet që u diskutua më gjerësisht ishte projekti për digjitalizimin e shërbimeve komunale si dhe digjitalizimin e profilit të komunës me ç‘rast ky mekanizëm miratoi këtë projekt për aplikim në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Roli i Këshillit ndërdrejtorial për zhvillimin ekonomik është vazhdim i platformës ekonomike dhe zotimit të kryetarit Aliu për zhvillimin ekonomik lokal, politikat e së cilave do të hartohen dhe procedohen nga ky mekanizëm mjaft i rëndësishëm brenda komunal.