Ndeshja e javës së 11 e Superligës së Kosovës në volejboll u zhvillua në palestrën e sporteve ‘Bill Clinton’ në Ferizaj midis KV “Luboteni” dhe KV “Vushtrria” e cila përfundoi në favor të ferizajasve me rezultat 3:0 në sete.
Volejbollistët ferizajas edhe pas kësaj fitore vazhdojnë të kryesojnë tabelën në kuadër të garave të Superligës së Kosovës edhe pas javës së 11-të.