27,04,2024

Ferizaj: U mbajt takimi informues për hartimin e Planit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Must Read

Ferizaj.09.03.2018. Në mesditë është mbajtur takimi informues për hartimin e Planit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Ferizaj. Në këtë takim, pjesëmarrës ishin drejtues të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Ibadete Krasniqi drejtoreshë e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve OFAP, organizatë kjo që do të implementojë këtë projekt të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të monitoruar/menaxhuar nga Zyra e saj në Kosovë, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare, prindër, punëtorë social dhe qytetarë të tjerë.
Në këtë takim nga Besnik Murati – ndërmjetësues, para të pranishmëve prezantoi planet dhe ndarjen e detyrave për implementimin e kësaj platforme.
Nga Komuna e Ferizajt në këtë takim i pranishëm ishte edhe udhëheqësi i Sektorit të Shëndetësisë në DSHMS, Ibush Bakolli i cili falënderoi këtë organizatë dhe gjithë akterët tjerë relevant për përzgjedhjen e Komunës së Ferizajt për implementimin e këtij projekti si dhe angazhimin në avancimin e të drejtave të fëmijëve në komunën tonë.
Ky takim informues mbahet pas vendimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për të themeluar grupin punues i cili do të hartoj Planin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Komunën e Ferizajt.
Komuna e Ferizajt është përzgjedhur si komuna ku do të filloj së implementuari ky projekt. Synimet e këtij aktiviteti janë që të përmbyllen me hartimin e Rregullores Komunale për të Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve si dhe Planit të Veprimit, zbatimi i së cilës synohet të filloj këtë fund vit.
Kryetari Aliu në programin e tij qeverisës për këtë mandat 4 vjeçar ka paraparë ndërmarrjen e disa iniciativave të cilat do të nxisin avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre institucionale në nivelin lokal, në këtë kuadër edhe hartimin e dokumenteve komunale për këtë kategori shoqërore që do të garantonin mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të fëmijëve në nivelin lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img