Ferizaj.07.03.2018. Nesër, më 8 mars, në ora 12:00, për nderë të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në sheshin e qytetit të Ferizajt – Kosovë, kolektivi i grave “Marshojmë, s’festojmë në Ferizaj” do të nisin marshimin për të kundërshtuar papunësinë dhe varfërinë e grave, njofton Portalb.mk.
“Ndonëse Ferizaj konsiderohet si vatër e rezistencës së grave, duke njohur kontributin e ish të burgosurave politike, duke kujtuar dhe përulur para kontributit të Grave të Balajve, kjo është hera e parë që në Ferizaj organizohet një marsh i tillë, nën mesazhin: ne protestojmë dhe nuk Festojmë”, thuhet në njoftimin e organizatoreve të marshit.