17,05,2024

130 kamera ndikojnë në uljen e shkallës së krimit në Ferizaj

Must Read

Rreth 130 kamera të sigurisë të vendosura në qytetin e Ferizajt gjatë dy vjetëve të fundit kanë ndikuar në uljen e rasteve të veprave penale si, vjedhje, rrahje, dëmtim të pasurisë publike etj.

Megjithatë, Policia e Kosovës në Ferizaj nuk ka dhënë detaje për raste të tilla, mirëpo ata kanë njoftuar se monitorimi i kamerave po ndikon në zbulimin e rasteve kriminale dhe se kryerësit e tyre po dënohen me kohë nga Gjykata, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kamerat e sigurisë janë të vendosura në 43 lokacione të ndryshme, duke përfshirë kryqëzimet e rrugëve kryesore, pastaj në çdo hyrje-dalje të qytetit, në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme, në sheshe, parqe dhe në disa lokacione që nga ana e policisë janë konstatuar si të domosdoshme, përfshirë diskotekat, lokalet e natës etj.

Agim Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj, në përgjigjet e tij rreth kësaj çështjeje ka thënë se kamerat e sigurisë në qytetin e Ferizajt janë të vendosura si donacion i Komunës së Ferizajt dhe njëkohësisht ato janë duke funksionuar… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img