28,11,2024

Vidhet shkolla fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.05.03.2018. Në orët e para të mëngjesit të së hënës është thyer dhe vjedhur shkolla fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj.

Drejtoresha e kësaj shkolle ka lajmëruar rastin në polici rreth orës 08:00 mëngjesin e së hënës, dhe më të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga kjo shkollë janë marrë një kompjuter një printer si dhe janë dëmtuar disa dyer të zyrave të shkollës.

“Sot në mëngjes kemi marr informatën nga personat përgjegjës të shkollës fillore “Jeronim de Rada”, sipas tyre vjedhja ka ndodhur gjatë vikendit pasi aty nuk ka roje fizike dhe për momentin nuk e kemi kohën e saktë kur ka ndodhur vjedhja. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar me përgjegjësit e shkollës, për momentin është raportuar se një kompjuter dhe printer është vjedhur si dhe janë dëmtuar shumica e dyerve të stafit të drejtorisë dhe disa klasa, jemi duke pritur tani një raport mbi dëmet pasi drejtoresha ka mbetur që t’i kontaktoj edhe arsimtarët e tjerë mos ju mungon ndonjë mjet i punës, për momentin nuk kemi të dyshuar jemi duke kompletuar rastin dhe do të fillojmë hetimet”, tha Agim Gashi.

Për shkak të tollovisë që është shkaktuar nga hajnat, në shkollën fillore “Jeronim de Rada”, sot nuk është zhvilluar procesi mësimor në ndërrimin e parë në mënyrë që të pastrohet shkolla. Kjo nuk është hera e parë që kjo shkollë në qendër të qytetit thyhet dhe plaçkitet.

Aktualisht nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë ngjarje ndërsa hetime janë duke vazhduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img