19,05,2024

Kryeprokurori: Vrasja në Ferizaj Ndodhi për Borxhin e një Makine

Must Read

Shukri Jashari, kryeprokuror i Ferizajt tha për KALLXO.com se vrasja e mbrëmshme e një personi në këtë qytet ndodhi për shkak të një borxhi rreth një makine.

“Motivi i këtij rasti lidhet me ni borxh. Viktima bashkë me një person të Prishtinës i kanë pasë dorasit një borxh lidhur me një veturë”, tha Jashari.

Ai deklaroi se deri tash janë arrestuar tre persona që dyshohen për pjesëmarrje në rrahje.

“Tre persona janë ndalu për pjesëmarrje në rrahje, personi që nuk është dorëzu ende, është i dyshuar për vrasje”, tha kryeprokurori Jashari.

Ai deklaroi se i dyshuari për këtë vrasje duhet të dorëzohet, pasi është identifikuar.

Jashari tha se edhe të dyshuarit, edhe i vrari janë nga Ferizaj, ndërsa i dëmtuar sipas tij është edhe një person nga Prishtina, pasi është rrahur.http://kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img