15,09,2025

Komuna e Ferizajt e mobilizuar për heqjen e borës nga rrugët (Foto-Video)

Must Read

Komuna e Ferizajt  gjatë gjithë ditës së  sotme ka vazhduar me të gjithë mekanizmat  heqjen e borës nga rrugët  urbane dhe rurale .

Edhe Drejtori i DSHPE-së Arben Halili ka thënë se ekipet e sektorit të emergjencave kanë qenë edhe dje edhe sot në terren dhe deri në këto momente sipas raportimeve nga terreni, gjendja është nën kontroll dhe qarkullimi po vijon normalisht”

Drejtori i DSHPE tha se Komuna e Ferizajt dhe kompanitë private janë mobilizuar me gjithë makineritë për tejkalimin e kësaj situate, ndonëse reshje të borës ka vazhdimisht.

Ai ndër të tjera kërkoi nga ngasësit e automjeteve t’i pajisin automjetet e tyre me pajisje dimërore si dhe të shmangin kalimin në zona të rrezikshme malore, siç është rruga që lidh fshatin Jezerc me Budakovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img