Ferizaj.26.02.2018. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, gjatë ditës së sotme në një konferencë për medie ka publikuar të gjitha parregullsitë dhe borxhet që janë lënë në këtë drejtori. Berisha me këtë rast ka theksuar borxhin e mbetur nga qeverisja e kaluar si dhe numrin e madh të punëtorëve të angazhuar përmes kontratës me Caritas Kosova.
Në këtë ka rreagur ish drejtori i DSHMs-së Burim Karameta i cili përmes një komunikatë ka thënë se shëndetësia e Ferizajt asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë.
Reagimin e plotë të ish drejtorit Burim Karameta mund ta lexoni në vazhdim:
Vërtetë kaos në Shëndetësinë e Ferizajt.
Një fjalë e urtë popullore thotë “mos e vet budallën se t’kallxon vet”, kësaj here e ndodhur nga Agronomi drejtor aktual i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale, i cili në një debat televiziv nuk e dinte se çka nënkuptohet me fjalën SHËNDET edhpse është i pari i shëndetësisë në Ferizaj dhe promovuesi kryesor i shëndetit dhe për këtë arsye shëndetësia në Ferizaj asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë, si për nga cilësia e shërbimeve dhe ofrimi i tyre, mbyllja e shumë Institucioneve Shëndetësore, bisedat informative të dhunshme, presionet dhe shantazhet ndaj punëtorëve shëndetësor, largimi nën presion dhe kërcënim i shefave për ti rahatuar militantë partiak, si dhe prishja e harmonisë dhe atmosferës ndërkolegiale ne punë. Ankesat e qytetarëve janë në rritje të vazhdueshme por që po hasin në vesh të shurdhër. Kjo tregon se qytetari nuk është në rend të parë tani për tani. Drejtori agronom asnjë hap deri më tani nuk e ka marr në të mirë të shëndetësisë dhe qytetarëve. Ama asnjë punë deri më tani në shëndetësi nuk e ka kry, jo besa paska kryer një, largimin nga puna të mjekëve, mjekëve stomatolog dhe infermier për të cilët patën shumë nevoje qytetarët tanë.
Me përtesë po shkruaj këtë demantim të deklaratës së Drejtorit i cili nga mos dija për të bërë diç të mençur, luan keç rolin e opozitës, por për hirë të së vërtetës ndaj qytetarëve ju informoj se: shëndetësia e Ferizajt asnjë euro (0 €) borgj i ka Caritas Kosovës, monitorët kanë shpëtuar jetë dhe kanë ofruar cilësi në shërbim ndaj qytetarëve ( kjo s’është me rëndësi për drejtorin aktual) për të cilën aparaturë ka nevojë çdo Institucion Shëndetësor (drejtor ti se din këtë), ndërsa sa i përket ndërtimit të shtëpive Unë kam thyer rekord në histori të Ferizajt për nga numri i shtëpive të ndërtuara gjatë mandatit tim 4 vjeçar, rreth 35 shtëpi, familje të cilat janë përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues dhe i cili komision nuk formohet nga Drejtori i Shëndetësisë, sepse është antiligjore dhe jo statutare që një komision i tillë të formohet nga Drejtoria ( drejtor mësoje këtë se të duhet).
Ndihem keq për qytetartë e mi në dorë të kujt ka mbetë shëndeti i tyre, dhe ndihem akoma më keq se si dezinformohen dhe gënjehen këta qytetar me shifra të rreme.
BK