22,04,2025

Takohet Këshilli ndërdrejtorial, aprovon Planin e Veprimit për zhvillim ekonomik

Must Read

Ferizaj.26.02.2018. Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit ndërdrejtorial. Këtë mbledhje e udhëhoqi koordinatori i këtij mekanizmi institucional, Mustafa Grainca. Pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte aprovimi i Planit të Veprimit të Këshillit ndërdrejtorial për zhvillimin ekonomik, si dhe fillimi i zbatimit të propozimeve nga ekzekutivi komunal që dalin nga ky plan.

Këshilli ndërdrejtorial përbëhet nga drejtorët e drejtorive komunale: Drejtoria e Financave, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë , Drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Drejtoria e Infrastrukturës, misioni i së cilës është hartimi i politikave për zhvillimin ekonomik në nivel lokal dhe implementimi i Fondit të Punësimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img