25,07,2025

Në këtë shtet studentët nuk paguajnë, por paguhen që të studiojnë

Must Read

Interesimi i nxënësve që dilnin nga bankat e gjimnazit për universitetin ka qenë vazhdimisht në rënie në Danimarkë.

Të rinjtë u adresoheshin kryesisht shkollave dhe kurseve profesionale, duke shmangur koston e lartë dhe vitet e gjata të studimeve.

Qeveria daneze paguan me 1 mijë dollarë në muaj çdo student, që jeton e studion larg vendlindjes së tij. Megjithatë, kjo ka shkaktuar jo pak debat në vend. Pyetja që diskutohet është: a duhet të paguajnë taksapaguesit apo vetë studenti arsimimin e tij të lartë?

Ata që e mbështesin këtë nismë të qeverisë janë të shumtë, por po kaq të shumtë janë edhe kundërshtarët. Danimarka, Skocia, Norvegjia dhe Finlanda janë të vetmet vende në Europë ku nuk ka tarifë shkollimi për studentët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj në rrugë të gjelbërimit: Projekte mjedisore në zhvillim dhe plane për të ardhmen

Ferizaj, 24 Korrik 2025 — Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, ka nisur një sërë projektesh...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img