11,09,2025

Të gjitha rrugët në territorin e Ferizajt janë të kalueshme

Must Read


Ferizaj.26.02.2018. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili lidhur me gjendjen e rrugëve në territorin e Ferizajt, pas reshjeve të borës ka mbajtur konferencë për medie, ku ndër të tjera është shprehur:

“Pavarësisht reshjeve të dendura të borës, që nga dje të gjitha rrugët në territorin e Ferizajt kanë qenë dhe janë të qarkullueshme. Mirëmbajtja e rrugëve nga bora është duke u bërë nga KRM “Pastërtia” dhe kompanitë private vullnetare të cilat që nga dita e djeshme janë vazhdimisht në terren dhe për këtë i falënderojmë publikisht- tha ai.

Ndër të tjera, drejtori Halili ka përmendur edhe mungesën e kontratës për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora, gjegjësisht procesin e pa përmbyllur tenderues nga ish qeverisja.

“Theksoj se Komuna e Ferizajt ka trashëguar nga qeverisja e kaluar një proces tenderues të pa përmbyllur për pastrimin e borës, thënë thjesht nuk ka ende operatorë të kontraktuar për pastrimin e borës, andaj e gjitha puna në terren për pastrimin e borës është duke u bërë në baza vullnetare. Ekipet e sektorit të emergjencave kanë qenë edhe dje edhe sot në terren dhe deri në këto momente sipas raportimeve nga terreni, gjendja është nën kontroll dhe qarkullimi po vijon normalisht” – tha drejtori Halili.

Drejtori i DSHPE tha se Komuna e Ferizajt dhe kompanitë private janë mobilizuar me gjithë makineritë për tejkalimin e kësaj situate, ndonëse reshje të borës ka vazhdimisht.

Ai ndër të tjera kërkoi nga ngasësit e automjeteve t’i pajisin automjetet e tyre me pajisje dimërore si dhe të shmangin kalimin në zona të rrezikshme malore, siç është rruga që lidh fshatin Jezerc me Budakovën.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img