27,07,2025

Shtyhet afati i vaksinimit të foshnjeve kundër fruthit

Must Read

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës nga dita e djeshme ka pezulluar vendimin për të vaksinuar edhe bebet 9 muajshe kundër fruthit. Të gjithë prindërit tani duhet të presin për t’u dhënë vaksinën MMR fëmijëve, kur ata të mbushin moshën 1 vjeçare,  sipas protokollit të vaksinave në Republikën e Kosovës. Një vendim i tillë vjen pasi Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës konstaton se nuk ka më epidemi të gripit dhe të fruthit.

Infermierja Xhevrije Restelica në Qendrën Mjekësore nr. 3 në Prishtinë, pohoi për portalin “Cicërima” se ka pasur fluks të prindërve që duan t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, nga frika e përhapjes së kësaj sëmundjeve muajt e fundit.

-” Janë shtuar kërkesat për vaksinimin e fëmijëve, por nga dje ka ardhur vendimi për të mos i vaksinuar edhe bebet 9 muajshe, po vetëm fëmijët mbi 1 vjeç.- tha infermierja Restelica.

Në Kosovë deri më sot janë shënuar dy viktima nga fruthi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img